“Arena Kombëtare” dalëngadalë po merr formë duke u shndërruar më moderni në rajon. Për këtë shtëpi të re të futbollit shqiptar është krenuar edhe presidenti Armand Duka, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit shfaqet në kantierin e punimeve që tashmë ka marrë formën e stadiumit, ndërkohë shkruan në diçiturë: “Projekt i madh. Stadium i madh. Më i miri”, përfundon Duka. Krahas presidentit të FSHF-së ka komentuar edhe trajneri Christian Panuçi. Edhe ky i fundit i thur lavde duke shkruar: “Më i miri”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.