Në këto momente, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” po zhvillohet mbrëmja e veçantë, për 15 vjetorin e krijimit të “Tifozave Kuq e Zi”. Një detaj shumë emocional vjen nga kjo mbrëmje. “Komandant, Shqipëria do të bëhet”.
Këto vargje janë të shkruara në bluzën e një prej të pranishmëve në sallë. Rreshta që i dedikohen komandantit legjendar Adem Jashari.