Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga ndeshja Partizani- Qarabag, e vlefshme për Champions League emocionet në këtë prag ndeshje ndihen gjithnjë e më shumë. Këtë e di dhe klubi i kuq që ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar mbështetjen e tifozëve.
Suporti i tyre do të ishte shumë i rëndësishem pasi do t’i shtynte lojtarët të japin makisimumin në fushë me synimin për të siguruar një kualifikim të mundshëm. Një rezultat i tillë do t’i kënaqte të gjithë pasi dihet forca e skuadrës nga Azerbajxhani. Kujtojmë se ndeshja do të luhet në datën 10 korrik në orën 17:30.
Postimi i Partizanit: