Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë sot sfidën e dytë të Ligës së Kombeve përballë Izraelit. Ndeshja mbahet në stadiumin kombëtar “Air Albania” prej orës 20:45 dhe mijëra tifozë priten në shkallët e stadiumit.
Më pak se tre orë na ndajnë nga fillimi i ndeshjes dhe atmosfera ka filluar të ndjehet. Grupe të ndryshme tifozësh kuqezinj, po mblidhen në lokalet të kryeqytetit, që ndodhen pranë stadiumit.
Tirana gjithashtu është mbushur me flamuj izraelit, për të treguar mirëpritjen e vendit tonë. Në anën tjetër flamujt shqiptarë mungojnë në foton e mëposhtme, që vjen nga Pedonalja “Murat Toptani” në Tiranë.
Direct from the capital #Tirana
— Kombëtarja Shqiptare 🇦🇱 (@KombetarjaShqip) June 10, 2022
Warmly welcome to our guests @ISRAELFA #ALBISR 🇦🇱 🇮🇱 | #NationsLeague pic.twitter.com/1iJTyKaMEG