Efektivet e Policisë së Shtetit i janë bashkuar nismës “Luajmë me ju”që përfshin dhe gjimnazet e Tiranës në kuadër të sensibilizimit për të luftuar dhunën.
Përveçse punonjëse të zellshme dhe gjithmonë në krye të detyrës, efektivet Linda Brahja, Klea Nushi, Blerta e shumë të tjera në fundjavë luajnë volejboll me ekipet e gjimnazeve për të sensibilizuar komunitetin në luftën ndaj dhunës dhe jetës së shëndetshme. Kjo nismë synon të afrojë më tepër policinë me qytetarët.