Duket se Juventus dhe Paul Pogba, po “gatuajnë” një transferim të bujshëm. Paulo Dybala me një postim në rrjetin social “Instagram”, para disa minutash, ka postuar një foto me yllin francez duke bërë festimin e tyre tradicional, në kohën që ishin tek bardhezinjtë.
Me një koment, tek ky postim Pogba, ka bërë një emoji, kureshtjeje dhe një të lutjes. Mbase çdo gjë është rastësi? Në ditët e sotme rrjetet sociale janë një “mjet” për lojtarët për të treguar dëshirat dhe planet e tyre për të ardhmen.
Mosaktivizimi i francezit nga Mourinho dhe mungesa e një mesfushori lider tek Juventusi, janë dy shenja që i bashkëngjiten faktit të mësipërm. Një avantazh për ekipin italian është dhe dashuria e madhe, që Pogba ka shprehur për italianët dhe që nuk ka mohuar kurrë një rikthim në Torino.