Paul Pogba mund të transferohet te Real Madrid. Francezi ditën e sotme ka postuar një foto të tij në instagram, ku është i veshur me të bardha. Madje edhe flokët e tij janë lyer të bardha.
Në këtë mënyrë shtohen zërat për një kalim të tij te skuadra madrilene. Megjithatë vetë mesfushori i Juventusit shkruan: “I gjithi në të bardha. Paqe”.
Ndoshta qëllimi i tij ka qenë që të promovojë anti-racizmin në botë, ku dihet që ai ka qenë objekt racizmi shumë herë në fushat e blerta. Por nuk duhet përjashtuar mundësia që Pogba me këtë foto ka shprehur dëshirën e tij, ku dëshiron të jetë në të ardhmen.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.