Kristal Abazaj është operuar me sukses ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar që është pjesë e Istanbulspor pësoi një dëmtim të rëndë në gju pak ditë më parë e për këtë arsye është dashur një operacion.
Sot lojtari është operuar dhe çdo gjë ka shkuar mëse miri. Lajmin e konfirmon vetë Abazaj në rrjetet sociale duke treguar se do të rikthehet edhe më i fortë pas këtij operacioni. Mungesa e tij jashtë fushave pritet të zgjasë për rreth 6 muaj e më pas Abazaj do të ketë mundësi të zbresë sërish në fushë.
Postimi i Abazajt: