Ditën e sotme skuadra e Serisë A, Peskara, ka prezantuar uniformat e sezonit të ri futbollistik.
Mes futbollistëve të përzgjedhur për të bërë rolin e modelit, ishte edhe kapiteni i skuadrës, mesfushori shqiptar Ledian Memushaj. Futbollisti me origjinë nga Vlora ka mbajtur veshur në prezantim fanellën e parë të skuadrës, me vija të bardha dhe të kaltra.
Ndërkohë shqiptari tjetër i Peskarës, Rei Manaj, nuk ishte ndër të përzgjedhurit për të prezantuar fanellat e reja të skuadrës.