Juventusi do të luajë ditën e nesërme finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit në “Olimpico”. Pas kualifikimit ndaj Milanit bardhezinjtë synojnë të fitojnë trofeun e parë për këtë sezon.
Ditën e sotme Juventusi ka kryer stërvitjen e fundit dhe në seancën stërvitore ishe i pranishëm sërish Giacomo Vrioni.
Në fotot e postuar nga klubi bardhezi shihet Vrioni përkrah De Ligt dhe De Sciglio. Trajneri Sarri ka bërë publike edhe listën me lojtarët e grumbulluar dhe Vrioni është ftuar sërish në skuadër.