Merkato në Superligë ka hyrë në një fazë të nxehtë me skuadrat që kërkojnë të bëjnë afrimet e duhur për t’u përforcuar akoma më shumë. Rexhinaldo Artur Faife, ish-lojtari i Kukësit, Laçit dhe Luftëtarit ka mbyllur kontratën me Kaysar në Kazakistani e për momentin është një lojtar i lirë.
Emri I tij është lidhur me një rikthim në Superligën shqiptare me Tiranën që kërkon shërbimet e tij. Bardheblutë janë në kërkim të një sulmuesi dhe Ahmed Ahmedov nga CSKA e Sofies dhe Rexhinaldo janë në krye të listës së bardhebluve.
Ish-golashënuesi i Kategorisë Superiore disa sezone më parë vazhdon të stërvitet në mënyrë individuale për të ruajtur formën maksimale dhe të jetë gati për skuadrën e re. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se cila do të jetë e ardhmja e Rexhinaldos.
