Partizani ka mbërritur në Gjeorgji, ku nesër do zhvillojë ndeshjen përballë Saburtalos, e vlefshme për turin e parë të Conference League. Ndeshja fillon prej orës 18:00.
Të kuqtë tregojnë se janë akomoduar në hotel “Radisson Blu Iveria”, që është një prej më modernëve të Gjeorgjisë. Kështu “demat” po shijojnë kushtet komode të transfertës, pas udhëtimit me “charter”.
“Ekipi mbërrin në Gjeorgji dhe akomodohet në hotel “Radisson Blu Iveria” në Tbilisi”, shkruan klubi i kuq nëpërmjet rrjetet sociale.
