Skuadra e Partizanit është nisur për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore, për t’u përgatitur për ndeshjen me Kukësin. Të kuqtë kanë lënë hotelin dhe janë drejtuar për në Pezë-Helmës. Ndërkohë para se të ngjiteshin në autobus, Kaleb Ekuban ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram.
Sulmuesi italian është drejtuar te autobusi, ndërkohë që çantën e tij të stërvitjes ia mbanin me biçikletë. Pikërisht “ndihmësin” e tij Ekuban e falënderon teksa shkruan: “Faleminderit për punën tënde”.