Që prej largimit të Arbnor Fejzullahit nga Partizani, linja e djathtë e mbrojtjes së kuqe nuk u konsolidua asnjëherë. Gjithë trajnerët që punuan me kryeqytetasit nuk arritën të kishin në shërbimin e tyre një lojtar si futbollisti nga Lugina e Preshevës.
Në sezonin e fundit, Ilir Daja përshtati në këtë rol Esat Malën, i cili hapur u shpreh se nuk dëshironte të luante më si mbrojtës i djathtë. Kësisoj, të kuqve u ka lindur sërish nevoja për të afruar në këtë merkato një futbollist për linjën e prapavijës.
Në një kohë kur Partizani po kërkon me “lupë” për një lojtar cilësor, rastësisht Arbnor Fejzullahi është rikthyer në Shqipëri me pushime. Ai ka postuar një foto me familjen e tij duke pushuar në bregdetin e Jugut. 28-vjeçari luan momentalisht në kampionatin zvicerian me skuadrën e Rappers-ëil Jona, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.