Mërgim Mavraj njihet si futbollist i shkëlqyer, por edhe besimtar i devotshëm. Qendërmbrojtësi kuqezi ndodhet në Shkodër së bashku me përfaqësuesen kuqezi. Mëngjesin e sotëm 30-vjeçari i është drejtuar xhamisë së Shkodrës për të falur namazin e mëngjesit.
Në foton e postuar nga vetë ai në facebook, Mavraj përshkruan qytetin e Shkodrës teksa shkruan: “Fllad mëngjesi në Shkodër. I lumtur me caktimin e zotit”.
Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme në orën 20:45 kundër Maqedonisë në Shkodër në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.