Ditën e sotme, trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panuçi ka bërë të ditur listën e lojtarëve që do të luajnë në dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Turqisë dhe tjetra ndaj Andorës.
Pjesë e listës është edhe ish-lojtari i Luftëtarit Kristal Abazaj. Anësori duket i lumtur me këtë rikthim të tijin dhe me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” e ka shpërndarë këtë listë, pjesë e së cilës është edhe emri i tij.