Mesfushori i Flamurtarit Argjent Mustafa feston datëlindjen e tij të 26-të dhe kuqezinjtë i kanë bërë një urim të veçantë në rrjetin social “Facebook”.
Flamrtari nuk e ka nisur mirë kampionatin, pas një barazimi që mori në Durrës në ndeshjen e parë ndaj Teutës 0-0, ku për më tepër rrezikoi të dilte pa pikë, duke humbur ndeshjen. Një “fytyrë” tjetër treguan në shtëpi ndaj Kukësit në ndeshjen e dytë, ku të besuarit e Ilir Dajës fituan minimalisht 1-0, me golin e shënuar nga Albi Alla.
Java e tretë do të jetë në transfertën e gjirokastrës ndaj Luftëtarit, që ende nuk ka marrë asnjë pikë këtë sezon.