Realdo Fili ishte një ndër lojtarët që nuk u aktivizua në derbin e së dielës, ku Partizani luajti përballë Tiranës në stadiumin “Elbasan Arena”. Talenti fierak u shpreh i pakënaqur me zgjedhjen e Sormanit, i cili vendosi ta linte në stol. Ndërsa ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, Realdo Fili ishte protagonist me lojën e zhvilluar, teksa dha asis për shokët e skuadrës. Në llogarinë e tij në facebook Fili duket i kënaqur nga skuadra ku shkruan: “Lojë e mirë, punë në grup”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.