Dorian Kërçiku nuk ishte i gatshëm për trajnerin Ilir Daja në takimin kundër Vllaznisë që u zhvillua të dje në Laç.
Mbrojtësi i bardhebluve nuk u rikuperua në kohë nga dëmtimi që ka pësuar së fundmi. Por, Kërçiku ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të ndjekur takimin e Tiranës kundër Vllaznisë, pikërisht mes tifozëve të “Tirona Fanatics”.
Dorian Kërçiku ka qenë një nga më të mirët në këtë fazë të parë të Superligës, jo vetëm për skuadrën kryeqytetase, por në përgjithësi në rolin e tij duke bërë paraqitje mbresëlënëse.