Dje, Tirana luajti kundër Laçit në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Ky takim përfundoi me rezultatin 3-0 dhe ai që spikati në fushë ishte Michael Ngoo me dy golat e shënuar.
Një postim i Eni Imamit në rrjetet sociale ka nxitur anglezin të ngacmojë shokun e skuadrës Edon Hasanin, por edhe zyrtarin bardheblu, Mario Nikollin.
Imami falënderonte shtatlartin për respektin e treguar ndaj asistit të tij, ndërsa në këtë moment reagimi i Ngoo-së ka qenë i menjëhershëm.
“Unë nuk jam si Edon Hasani që vrapon drejt Mario Nikollit pas çdo goli”, ishte diçitura e postimit të anglezit duke treguar në një farë mënyre marrëdhënien e shkëlqyer që ka mesfushori shkodran me zyrtarin e Tiranës.