Mario Mandzukic ka mbërritur në Milano. Sulmuesi kroat do t’i bashkohet kuqezinjve, por fillimisht duhet të kryejë vizitat mjekësore, të cilat janë të planifikuara për nesër.
Kuqezinjtë shpresojnë të zgjidhin problemet në repartin e avancuar, teksa do shikojmë një dyshe të bukur me Ibran në sulm. Milan nuk ndalet me kaq pasi po punon edhe për afrime të tjera. Ekipi i Piolit synon titullin kampion, pas shumë vitesh mungesë.