Red Vogli ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, një ditë para derbit të kryeqytetit. Basketbollisti i Tiranës shfaqet te berberi i tij, por së bashku me një ultras bardheblu, siç e thotë edhe shtatlarti në diçiturë e fotos: ” Tu u qeth dyshe me Rej fanaticsin”.
Kujtojmë që nesër, Tirana do të luajë kundër Partizanit në kuadër të javës së 22-të të Superiores. Bardheblutë do të tentojntë një rezultat pozitiv në këtë sfidë që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”.