Të premten, Partizani do të luajë kundër Tiranës në kuadër të javës së 31-të të Superiores. Ethet e kësaj supersfide tashmë kanë përfshirë kryeqytetin, pasi të dy ekipet janë të dënuar për të fituar. Disa ditë para kësaj ndeshje nga Argjentina kanë ardhur “përforcime” për lojtarin e Partizanit, Agustin Torassën.
Ky i fundit ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook, ku tregon babain me vogëlushen e tij. “Me gjyshin”, shkruan shtatshkurtri në diçiturën e fotos. Meqenëse ndodhet në Shqipëri, i ati i mesfushorit të kuq me gjasë nuk do ta humbë mundësinë për të mbështetur të birin në fushën e “Selman Stërmasit”, por edhe për t’u përfshirë në emocionet që dhuron derbi.