Tirana ka nisur nga puna për sezonin e ri futbollistik. Bardheblutë për 2 javë do të stërviten në Ohër, nga ku dotë zhvillojë një periudhë të ngarkuar stërvitjeje, e për më tepër do të zhvillohen edhe 4 ndeshje miqësore, raportohet në faqen zyrtare të 24 herë kampionëve të vendit.
Deri më tani në këtë merkato vere, bardheblutë kanë bërë disa goditje të rëndësishme në merkato, sikurse Batha, Torassa, Kale, Qirko, Edvan Bakaj, etj.
Postimi i klubit të Tiranës:
Ekipi ka nisur ditet pergatitore ne Oher te Maqedonise. Skuadra do te qendroje e grumbulluar per dy jave. Gjate kesaj periudhe te ngarkuar stervitje intensive do te zhvillohen kater ndeshje miqesore.