Mbrëmjen e djeshme është luajtur një prej ndeshjeve të javës së parë në Superiore. Skënderbeu ka pritur në shtëpi Flamurtarin. Ky takim ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 1-0, me golin e shënuar në fundin e ndeshjes nga Nazmi Gripshi.
Pjesë e lojës ishte edhe Ardit Hoxhaj, i cili këtë herë ishte në krahun e Flamurtarit, sepse më parë ka luajtur edhe për bardhekuqtë. Sulmuesi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se optimizmi është çelësi i suksesit që të çon drejt suksesit.
“Optimizmi është besimi që të çon drejt suksesit. Asgjë nuk mund të arrihet pa shpresë dhe besim”, shkruan 25 vjeçari.