Ishte 16 nëntori i vitit 2015 kur Kombëtarja e Shqipërisë do të luante ndeshjen e fundit në mitikun “Qemal Stafa”. Miqësorja ndaj Gjeorgjisë nuk ishte e lehtë, teksa miqtë do të preknin fitoren deri në minutën e 89. Ishte pikërisht Migjen Basha ai që do shkurtonte shifrat vetëm një minutë nga fërshëllima e arbitrit. Rritja e presionit nga ana e ekipit tonë do të barazonte shifrat, me golin e Cikalleshit në të 94 minutë.
Për koiçidencë, Kombëtarja rikthehet pas plot katër vitesh në të njëjtin vend. Do të luhet ndeshja ndaj kampionëve të botës, Francës, në hapsirën ku më herët ishte “Qemal Stafa”, ndërsa sot ngrihet madhështor impianti modern “Air Albania”. Vendi, hapsira dhe fusha janë në të njëjtin pozicion, njëjtë si dëshira dhe krenaria që ekipi kuqezi dhuron për çdo shqiptar.