Jemi mësuar ta shohim në televizion me mikrofonin e Supersport, por këtë herë Elvis Rexha ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet në një kalçeto duke luajtur futboll.
Gazetari i njohur ishte pjesëmarrës në turneun e zhvilluar “BiznesCup” duke përfaqësuar televizionin ku punon, Supersport. Rexha shfaqet në një duel në fushë, ndërkohë që në diçiturën e fotos shkruan: “E rëndësishme është përpjekja”.