Besar Musolli u largua nga Kukësi pak ditë më parë. Mesfushori pas mbylljes së aventurës së skuadrës në Europa League vendosi të kthehej në Kosovë duke firmosur me Gjilanin.
Ditën e sotme Gjilani do të luajë ditën e sotme ndeshjen javës së dytë ndaj Llapit. Për këtë takim trajnerin Gentian Mezani ka grumbulluar edhe Besar Musollin. Direkt pas firmës lojtari do të jetë gati për Gjilanin e me shumë mundësi mund të bëjë debutimin që sot me skuadrën e re.
Musolli është stërvitur rregullisht me Kukësin duke luajtur edhe në ndeshjet e Europa League dhe është gati të zbresi në fushë me Gjilanin sot edhe pse firmosi ditën e djeshme.