Artim Pollozhani pas mbylljes së sezonit të kaluar me Flamurtarin lajmëroi tërheqjen nga futbolli dhe vazhdimin e karrierës në futboll si drejtor sportiv i klubit vlonjat. Pas mos dakordësisë me presidentin e klubit Flamurtari, Sinan Idrizi, Pollozhani sëbashku me Haxhiun, dhanë dorëheqjen nga ekipi bregdetar.
Pas kësaj situate Pollozhani i ka habitur të gjithë me rikthimin e tij në stërvitje si futbollist. 37 vjeçari është shfaqur në stërvitje me ekipin e Skënderbeut të udhëhequr nga tekniku Daja. Bëhet e ditur se lojtari mund të zhvilloi dhe një sezon tjetër në fushën e blertë si futbollistë me ekipin korçar, i cili për “ironi” të Pollozhanit ndeshjen e parë e luan pikërishtë ndaj Flamurtarit.