Ish-portieri i Flamengos, Bruno Fernandes de Souza, është arrestuar për vrasjen e të fejuarës së tij, Eliza Samudio, duke marrë dhe një dënim prej 22 vitesh heqje lirie.
Vrasja e ish të fejuarës modele disa vjet më parë tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm për shkak të makabritetit të kësaj ngjarjeje pasi kufomën e viktimës ai ua hodhi qenve duke zhdukur çdo provë por policia arriti ta kryqëzonte duke e çuar përpara gjykatës.
Por nga shqyrtimet e Apelit, portieri brazilian tashmë mund të aktivizohet me një ekip dhe ka gjetur pikërisht skuadrën Boa Esporte me të cilën ka lidhur edhe një kontratë 2-vjeçare dhe do bëjë prezantimin zyrtar këtë të martë.
Duhet shtuar që përpara arrestimit, ish portieri i Flamengos ishte edhe në orbitën e Kombëtares për të marrë pjesë në Boterorin 2014.