Sa herë që përmendet emri i tij në vendin tonë, të vijnë në mendje dy gjëra: Vallëzim me topin dhe probleme të mëdha me karakterin. Mentor Mazrekaj, ish-mesfushori i Partizanit tashmë është larguar nga skuadra e Prishtinës për të vijuar një karrierë të re në Norvegji.
Fantazisti ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa shfaqet duke u stërvitur edhe në ditën e parë të Vitit të Ri. Siç duket, problemet jashtë fushës së blertë ai tashmë i ka lënë mënjanë dhe në Norvegji duhet më shumë punë, se sa vëmendje nëpër media. Kujtojmë që në Shqipëri Mazrekaj do të mbahet mend gjatë për nivelin e jashtëzakonshëm që kishte në duelet një për një, por edhe për karakterin e vështirë jashtë fushe që e privoi për të kapur majat në elitë.