Klubi i Egnatias së shpejti do të fillojë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2019-2020-të në Kategorinë e Parë. Rrogozhinasit do të zbresin në fushën e lojës në datën 5 gusht.
Egnatia edhe në sezonin e kaluar bëri një paraqitje shumë pozitive në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë, madje duke eleminuar edhe Dinamon, por më pas u eleminuan nga Luftëtari i Gjirokastrës.