Kryefjala e futbollit europian dhe ndoshta botëror dje ishte finalja e Conference League. Roma arriti të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 Feyenoord në takimin e mbajtur në “Arenën Kombëtare”.
Kjo ishte ditë historike për Romën dhe Italinë, pasi fituan sërish finale europiane. Mjaftoi goli i Zaniolos në minutën e 32’ për të çuar peshë zemrat e mijëra të pranishmëve në stadium.
Shtypi italian i ka bërë jehonë fitores së Romës dje, duke i dhënë të gjithë vëmendjen verdhekuqve. “Faleminderit Roma” është titulli i parë i La Gazzetta dello Sport. Tjetër prestigjoze në Itali u hap me titullin “Në parajsë”, ndërsa vetë Il Romanista shkruante “Jemi ne”.