Lushnja luajti kundër Devollit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Në këtë sfidë, ishte i pranishëm edhe Laver Alla.
Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në fushë duke vënë drejtësi, sot ai ishte aty si punonjës i Departamentit të Zjarrëfikëses së Lushnjës. Në një foto të publikuar nga Procesi Sportiv shihet Alla i përqëndruar duke ndjekur ndeshjen në fjalë që u vendos nga Mezini.