Milan ka qenë skuadra më aktive e verës, duke transferuar 11 lojtarë për sezonin e ri 2017/18
Nga këta 11 lojtarë, 9 prej tyre pritet të luajnë në formacionin e parë këtë sezon, duke përjashtuar dëmtimet ose pezullimet.
Prej lojtarëve që ishin sezonin e kaluar, vetëm dy kanë mbijetuar të jenë në formacionin e parë, portieri Donnarumma dhe anësori spanjoll, Suso.
Shumica e lojtarëve të kaluar, janë shitur, huazuar ose kanë përfunduar në formacionin e rezervave.
Mbetet të shihet nëse këto ndryshime do të kenë efekt në fund të kampionatit, pasi në fillim e kanë nisur shumë mirë, duke shënuar 6 fitore radhazi në gjashtë ndeshjet e para zyrtare për Europa League dhe Kampionat.