Ndeshjen e kaluar, Ermir Lenjani u detyrua të linte fushën e blertë, pasi çau veshin pas një përplasje me lojtarin spanjoll. Ditën e sotme, mesfushori kuqezi ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, teksa tregon se si kanë shkuar përgatitjet e përfaqësueses.
“Përgatitjet gjatë javës kanë shkuar mirë dhe jemi gati për ndeshjen e rëndësishme nesër”, shkruan Lenjani në postimin e tij në Instagram.