Të shtunën, në orën 16:00, Partizani pret në shtëpi Bylisin, ndeshje e vlefshme për javën e 5 të Superiores.
Në lidhje me këtë sfidë, klubi i kuq ka publikuar edhe çmimin e biletave, ku minimalja është 3 mijë lekë të vjetra, kurse ajo më e larta ëshë 10 mijë lekë të vjetra, në Tribunat A1, A2 dhe B1, B2.
Deri më tani, të kuqtë kanë vetëm 6 pikë në tabelën e klasifikimit, kurse ballshiotët kanë arritur të grumbullojnë 7 pikë, madje duke mundur edhe Kukësin me rezultatin 2-1 në javën e 4.
Kjo është një sfidë “jeta a vdekje” për Partizanin, sepse një tjetër gabim, do bënte që skuadra e drejtuar nga Franco Lerda të largohej shumë nga kreu i renditjes.