Tirana do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 27-të ndaj Skënderbeut në transfertë. Pas fitores kundër Apolonisë, bardheblutë do të tentojnë një tjetër rezultat pozitiv pasi tashmë janë më pranë garës për titulli.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taulant Seferi ka karikuar Tiranën duke u shprehur se nesërm do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por duke parë ecurinë e skuadrës dhe momentin e mirë që po kalojnë, bardheblutë do të futen me objektivin e vetëm, 3 pikët.
Postimi i Seferit:
Nesër do jemi musafir në Korç ku do luajm kundër FK Skenderbeut një ndeshje e rëndësishme mirpo duke mar parasysh frymzimin e Ekipit pa dyshim se futemi në Fushë për +3 pikë.