Të shtunën në orën 18:45 do të luhet një ndeshje shumë interesante në Vlorë. Flamurtari pret në shtëpi Tiranën, ndeshje e vlefshme për javën e 27 të Superiores.
Në lidhje me këtë sfidë, klubi ka nxjerrë në shitje biletat. Më e shtrenjta shkon deri në 700 lekë të reja, kurse të tjerat në varësi të tribunave.
Për miqtë do të jetë 400 lekë, kurse për vendasit në tribunën C vetëm 200 lekë të reja.
Duhet theksuar se në të gjitha tribunat, si për vendasit, apo edhe për miqtë, femrat mund të hyjnë në stadium pa paguar asgjë, pasi bileta për to do të jetë falas. Nuk ndodh shpesh që në stadiumet e tjera në vendin tonë të kemi një veprim të tillë për tifozet.