esër në mbrëmje, në orën 20:45, Prishtina do të luajë ndeshjen e parë në raundin paraeleminator të Eruopa League ndaj St Joseph, skuadrës nga Gjibraltari.
Me anë të një postimi në rrjetin social Favcebook, klubi nga kryeqyteti i Kosovës bën me dije që në orën 19:00 do të hapien dyert e stadiumit për tifozët, kurse përsa i përket fëmijëve, hyrja do të jetë falas, përveç tribunës VIP.
Njoftimi i Prishtinës:
Njoftim për publikun
Dyert e stadiumit hapen në ora 19:00
Prishtinë, 26 qershor 2019 – Në ndeshjen kundër St Joseph’s, FC Prishtina do t’i hap dyert e katër tribunave, të asaj VIP, Perëndimore, Lindore dhe asaj Veriore. Dyert e stadiumit hapen në ora 19:00, andaj lusim publikun të vije më herët për shkak tollovisë eventuale sidomos për familjarët që kanë të shoqëruar fëmijët deri në moshën 10-vjeçare për të cilët për këtë ndeshje hyrja është gratis (përveç tribunës VIP).
Në stadium ndalohen të gjitha gjërat e ndaluara si në çdo ndeshje tjetër në garat e UEFA-s.
Biletat dalin në shitje nesër nga ora 10:00 e mëngjesit dhe mund t’i gjeni përreth stadiumit si në çdo ndeshje tjetër.