Të shtunën, në orën 19:00 do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme në Kategorinë Superiore, e vlefshme për javën e 5-të të kampionatit. Kukësi pret Tiranën. Takimi do të luhet në “Elbasan Arena”.
Verilindorët, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook kanë bërë të ditur edhe çmimet e biletave në lidhje me këtë ndeshje. Për ta parë takimin nga stadiumi, minimalisht duhet të paguash 5 mijë lekë të vjetra në Tribunat D, E, F, C, G. 10 mijë lekë në Tribunën A dhe B, kurse në Tribunën VIP çmimi shkon në 20 mijë lekë të vjetra.
Në 4 javët e para, Kukësi ka arritur të grumbullojë 7 pikë, kurse Tirana, që renditet edhe në vendin e parë të tabelës, ka grumbulluar 10 pikë.