Një sherr ka ndodhur në stërvitjen e sotme të Bayern Munchen mes dy lojtarëve. Leon Goretzka dhe Boateng janë përplasur mes tyre. Mbrojtësi tentoi një driblim ndaj Goretzka, por ky i fundit ndërhyri ashpër dhe kjo solli reagimin e Boateng.
Sherri ka vijuar edhe më tej në përplasje fizike mes dy lojtarëve, ndërsa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të qetësuar gjakërat. Një moment tensioni, por që duket se është lënë pas, pasi Goretzka ka reaguar pas ndeshjes duke qartësuar gjithçka se mes lojtarëve nuk ka asgjë serioze.