Emigers Ganxhi është një nga arbitrat më të njohur të Superiores. Gjyqtari elbasanas duket se po përjeton ditët më të lumtura të jetës së tij pasi se fundmi është bërë baba. Virojtësi i elitës ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me vajzën e vogël dhe bashkëshorten.
Në fushën e blertë shkëlqen me vendimet e tij si anësor, ndërsa së fundmi duket se vetë më në fund ka dalë në pozicion të rregullt. E mrekullueshme! Fjalëpak e punëshumë, Ganxhi është nga ata arbitra që shumë rrallë është diskutuar apo ka krijuar polemika në kampionatin tonë.