Ditën e sotme në orën 12:30 janë mbajtur në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi” homazhe për të ndjerin Fatmir Frashëri, i cili u nda nga jeta dje. Në ceremoninë që u mbajt sot të shumta kanë qenë figurat e njohura që kanë marrë pjesë në të.
Një prej pjesmarrësve ka qenë dhe princi Leka që ka dashur të nderojë kujtimin ish-mbrojtësit të Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, në vitet 60-70. Ngjarja e djeshme ka prekur të madh e të vogël si rrallë ngjarje më parë. Reagimet kanë qenë të shumta dhe ato tregojnë për respektin që figura të tilla gëzojnë në shoqëri.