Orges Shehi është rikthyer në stërvitje me Tiranën. Trajneri bardheblu mungonte prej disa ditësh për shkak se kishte temperarturë, ndërsa në tamponin e kryer rezultoi negativ. Shehi u rikthye që dje në kompleksin “Skënder Halili”, por e ndoqi nga stoli pa marrë shumë pjesë në stërvitje.
Ditën e sotme, trajneri 43-vjeçar ka veshur tutat dhe ka kryer seancën e radhës stërvitore në prag të sfidës ndaj Vllaznisë. Është vetë klubi bardheblu që ka publikuar disa foto nga stërvitja e sotme teksa shihet edhe trajneri Shehi së bashku me ndihmësit e tij.
Tirana do të luajë ndaj shkodranëve ditën e shtunë në orën 13:00 dhe pas dy humbjeve radhazi, bardheblutë kërkojnë të arrijnë te rezultatet pozitive.