Mimi Kodheli e cila njëkohësisht është Ministre e Mbrojtjes, por edhe kandidate për deputete në qarkun e Kukësit, sot ka vendosur të jetë e pranishme në mbështetje të skuadrës në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Ajo është e shoqëruar nga presidenti Safet Gjici, i cili gjithashtu kandidon për deputet i Partisë Socialiste.
Kukësi është duke fituar kundër Flamurtarit me rezultatin 1-0, me një gol të Pejiç në minutën e 33 të takimit.