Futbollisti i Tiranës Bedri Greca ka dalë kundër rrymës që bën thirrje për të dhënë donacione për rindërtimin e Katedrales Notre Dame të Parisit, e cila u dogj një zjarr i madh. Futbollisti bardheblu bëri apel që të dhurohen fonde për miliona fëmijë që vuajnë nga uria dhe varfëria ekstreme anembanë botës.
Ai ka dashur të sjellë në vëmendje se bota vuan nga probleme shumë herë më të mëdha, që njerëzimi i injoron dhe i lë në hije.