Sot është prezantuar zyrtarisht fanella që Milani do festojë 120 vjetorin e saj. Puma ka bërë publike gjithçka, ku duket qartë një bluzë mjaft interesante dhe me mjaft ngjyra. Vihen re ngjyrat që simbolizojnë klubin nga Milano, ato kuq e zi.
Në komunikimin e Puma-s thuhet : ”Milani është ekipi i parë i lindur në Milano dhe skaudra e 3-të në botë për nga numri i titujve ndërkombëtar. Bluza e Milanit është protagoniste e sfidave të mëdha dhe tërheqëse në futboll, duke ”mishëruar” kështu përsosmëri dhe pasion. Ne njoftojmë se bluza e 120 vjetorit të Milanit është në shitje që nga sot”.
Një lajm i mirë ky për të gjithë tifozët e Milanit.