Mbrëmjen e djeshme në Maqedoni ka ndodhur një aksident tragjik, ku kanë humbur jetën 15 persona dhe shumë të tjerë janë të plagosur, pasi një autonus ka dalë nga rruga dhe dëmet kanë qenë të jatëzakonshme.
Në lidhje me këtë situatë, klubi i Partizanit, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se bashkohet me dhimbjen e familjeve të goditura nga ky aksident.
“NGUSHËLLIM
Klubi FK Partizani bashkohet me dhimbjen e familjeve të goditura nga aksidenti tragjik ndodhur në autostradën Shkup – Tetovë.
FK Partizani përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, të cilat humbën të dashurit e tyre të zemrës. Njëkohësisht urojmë shërim të shpejtë për gjithë të lënduarit e kësaj fatkeqësie. #TëNdarëNëTrojeNëZemërNjë“!