Ekipi i Llapit ka afruar 4 lojtarë dhe ditën e sotme ka bërë edhe zyrtarizimet e tyre.Këto janë të parat në këtë merkato të verës.
Fjala është për lojtarët Benjamin Emini, Ilir Blakoqori, Miran Mksuti dhe Saladin Mustafi.
Me këto katër afrime, ekipi bardheblu i futbollit kosovar ka bërë një punë të madhe duke arritur të forcohet ndjeshëm për sezonin e ri ku do të kërkojë të jetë protagonist.
Drejtuesit e Llapit nuk do të ndalen këtu teksa kanë përgatitur edhe disa afrime të bujshme në merkato, por gjithsesi mbetet të shihet.